Në mesin e tensioneve dhe një situate të paqartë politike, dy selitë e partive kryesore në vend sot kanë festë.
Në kampin e majtës, Partia Socialiste feston 28 vjetorin e krijimit. Socialistët kanë parashikuar festime në çdo qark, të cilat do të kulmojnë me festimet në Tiranë në orën 18:00 te Amfiteatri i Parkut të Liqenit dhe në orën 19:00 kokteil tek oborri i PS-së.
Sakaq nga kampi blu, sot kryedemokrati Lulzim Basha feston ditëlindjen. Ai mbush sot plot 45 vite.