Futbollisti nga maqedonia, Jasir Selmani që është larguar nga Vllaznia pasi ishte mashtruar nga drejtuesit e skuadrës për firmosjen e një kontrate fictive, ka dalë haptazi në profiling e tij në rrjetin social facebook, teksa ka folur për situatën e fundit ku konfirmon largimin nga Vllazia dhe arsyet pse. Në profilin e tij, Selmani shkruan: “ Përshëndetje. Unë prej sot nuk jam më pjesë e KFVllaznia. Shkaqet dhe arsyet përse erdhi te kjo ndarje i kam thënë të gjitha për median shqiptare, që deri më tash kanë treguar një pjesë të tyre dhe besoj se do shfaqin gjithçka është e nevojshme deri ne fund.

Mua më vjen shumë keq në dorë të kujt ka ra K.FVllaznia , këta pësona që udhëheqin sot këtë klub nuk e dinë ç’ka është profesionalizëm, nuk njofin rregulla dhe ligje, nuk dinë të respektojnë, te këta përsona nuk ekziston kodi moral dhe etik. Fundja këta përsona prezantojnë për momentin klubin Vllaznia , dhe ky klub nuk doli aspak korrekt me mua. Falenderoj të gjith ato që më ndihmuan gjatë aventurës time në Shkodër, shpresoj që të largohem faqe bardhë dhe pa asnjë jokorrektesi nga ana ime”, ka thënë Selmani. Historia e lojtarit me Vllazninë fillon që më 30 qershor. Kalamishi-Grima-Zmijani bien dakord të firmosin kontratë me mesfushorin Jasir Selmani. E prezantojnë atë me fanellën kuqeblu dhe lojtari vijon për dy muaj stërvitjen me Vllazninë. Pas 2 muajve i thuhet nga trajneri Luan Zmijani: S’do stërvitesh më me ekipin, pasi nuk je në planet e mia. Selmani kontakton me drejtuesit e klubit shkodran, prej të cilëve merr një përgjigje shokuese: Ti nuk ke nënshkruar kontratë me ne… Pra, palët janë në unison. Mesfushori 24 vjeçar Jasir Selmani, që ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka mbërritur në Shkodër m 30 qershor, ka firmosur kontratën dyvjeçare me klubin kuqeblu dhe menjëherë më pas është prezantuar para medieve nga ana e drejtuesve të klubit. Kjo situatë sigurisht që deri më tani nuk ishte dëgjuar tek Vllaznia. Mëgjithatë klubi duhet të reagojë të japë versionin e tij zyrtarë në lidhje me pretendimet e lojtarit, ose kjo që është shfaqur tashmë është e vërtetë dhe kaosi tek kuqelbutë sapo ka filluar. Aq më tepër qe më një paraqitje aspak dinjitoze me Teutën, problemet sapo kanë filluar të shfaqen në Shkodër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E NISË PA DINJITET, HUMBET 2-0 NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërRAMA PËR “IL MATTINO”: EUROPA PËR SHQIIPËRINË NJË PROJEKT I MADH