SHKODËR, SHKON DËM INVESTIMI PREJ 15 MILION LEKËSH. Projekti i vitit 2003 per permiresimin e sinjalistikes vertikale ne qytetin e shkodres me vendosjen e semaforeve ne kryqezimet kryesore te qytetit mund te themi se eshte nje deshtim. Ky investim prej 15 milion lekesh ka mbetur ne tentative pasi ajo qe duket sot pas rreth 10 vitesh jane thjesht disa semafore jofunksionale e te demtuar.

Megjithese semaforet ne qytetin e shkodres u zevendesuan me rrethrrotullime duket se kjo nuk ka qene zgjidhja e duhur per trafikun dhe qarkullimin ne qytetin e shkodres. Per me teper  star+ ne nje vezhgim dhe kontakt me specialist te fushes per urbanistiken dhe qarkullimin rrugor rezultoi se rrethrrotullimet ne Shkoder jane jashte standarteve teknike duke u shnderruar keshtu nje zevendesues te keq te semaforeve.Aktualisht sinjalistika vertikale e semaforëve eshte zëvendësuar plotësisht me rrethrrotullime, nje investim prej 6 milion lekesh nga ana e bashkise se shkodres realizoi rrethrrotullime ne pjese te ndryshme te qytetit.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Q_YeFD_zV8s?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLIGJI, SHKODRANËT LËNË DUHANIN?
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 27-VJEÇARIN