YLLI: OBJEKTIV NJOHJA ME LIGJIN. SHIMA: KEMI NDËSHKUAR DISA SUBJEKTE.Drejtoritë rajonale të Inspektoriatit të punës për veriun kanë zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës.
Drejtori i përgjithshëm Dritan Ylli tha se objektiv është njohja e punëdhënësve dhe punëmarrësve me legjislacionin.Drejtori rajonal i Shkodrës Agim Shima deklaron se gjatë inspektimeve ka patur ndëshkime për bizneset që nuk respektojnë kodin e punës.Ky seminar u zhvillua në bashkëpunim me projektin IPA 2010 për zhvillimin e burimeve njerëzore, financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Wa5cleL5U2E” frameborder=”0″ allowfullscreen ]