Pas shfaqjes së sëmundjes së quajtur “Gjuha Blu” dy vite më parë, një tjetër sëmundje rrezikon të prekë gjedhin në vendin tonë.

Dermatoza nodulare quhet kjo sëmundje infektive me karakter shpërthyes dhe fatal për gjedhin. Për mjekun veteriner në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë Selim Kraja kjo sëmundje ende nuk është shfaqur në Shqipëri , pavarësisht se ka prekur të gjitha vendet e Ballkanit vecuar Kroacinë.Megjithatë rreziku ekziston thotë mjeku veteriner Selim Kraja Veterineri Kraja thotë se qeveria ka marrë masa në të gjitha pikat kufitare që të ndërpritet importimi i gjedhit nga këto vende. Fermerëve iu kërkohet që të minimizojnë ekspozimin e kafshëve ndaj insekteve , mushkonjave dhe mizave thumbuese. Më të rrezikuara janë gjedhet e reja apo viçat, ndërsa kjo sëmundje rrezikon të transmetohet edhe tek njeriu nësë e konsumon mishin e infektuar.

Artikulli paraprakHATMEJA E KUR’ANIT NË XHAMINË E PARRUCËS
Artikulli tjetërBANDA MUZIKORE NGA SHBA “PELICAN 212”, PERFORMON NË SHKODËR