Kete vit, OBSH në Ditën botërore të shëndetit eshte fokusuar tek diabeti per shkak se kjo semundje po rritet me hapa marramendëse në shumë vende, sidomos në ata me të ardhura të ulëta apo mesatare.
Ne kuader te kesaj dite drejtria e shendetit public Shkoder, perpara Poliklinikes se qytetit ka organizuar nje aktivitet sensibilizues mbi vetëdijesimi për rritjen e numrit të personave me diabet, ngarkesën dhe pasojat e tij. Nderkohe ne kete aktivitet zyra e promocionit kishte ne focus edhe sensibilizimin per semundje te tjera qe demtojne rende shendetin. Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.