Perhapja e semundjes se gjedhit qe ka prekur gjithe vendet e rajonit, ka vene ne alarm sherbimin veterinar ne vendin tone.

Shefi I ketij sherbimi ne qarkun e Shkodres Selim Kraja thote se Shqiperia dhe sidomos vendet kufitare rrezikojne seriozisht te preken nga kjo semundje. Nderkohe per te parandaluar perhapjen e saj ai thekson se jane marre nje sere masash sidomos lidhur me ndalimin e importit te gjedheve nga keta vende ne menyre kategorike. Nga ana tjeter veterineri Kraja apelon ndaj tregtareve klandesitin te trehgojne kujdes pasi ne te kundert pasojat per vendin tone do te jene te medha. Shërbimit Veterinar ka paralajmëruar fermerët të tregojne kujdes ndërkohë që njofton se sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit. Kjo sëmundje mund t’i prekë kafshët kryesisht nga rruga mekanike e transmetimit, pra nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme, nga kontakti me kafshët e sëmura dhe nëprmjet ushqimit. Koha më e favorshme që ajo të prekë kafshët është gjatë verës dhe vjeshtës, periudhë kur inskektet janë me shumicë.

Artikulli paraprakSHKODËR: PREJ 7 VITESH DHURUESIT E GJAKUT PA PAGESË SHPËTOJNË JETË NJERËZISH
Artikulli tjetërTREGJET NË NATYRË TË SHKODRËS, DHE PËRGJEGJËSIA E ASKUJT!