Sëmundja e limfomës është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut. Tek personat e diagnostrifikar me limfomë, limfocidet e njohura gjerësisht si qelizat e bardha të gjakur ndryshojnë masën e tyre dhe rriten jashtë kontrollit. Kleva Qeraj, mjeke onkologe pranë poliklinikës së specialiteteve në qytetin e Shkodrës tregon se grupmoshat më të prekura janë grupmoshat 20 – 40 vjeç.

Sipas mjekes Qeraj, limfomat mund të kurohen nëse sëmundja diagnostifikohet që në stadet e para.

Fatmirësisht në qytetin e Shkodrës mësohet se nuk ka persona të diagnostifikuar me limfoma. Kjo sëmundje bën që qelizat e bardha të gjakut të ndryshojnë dhe të rriten jashtë kontrollit duke rënduar gjendjen shëndetësore të pacientit.

Ata gjenden kudo në trup dhe ndikojnë në sistemin imunitar që ndihmon në mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera. 15 shtatori ka shënuar ditën botërore të ndërgjegjësimit për limfomat ku ëm humë se gjysmë milioni njerëz në botë preken nga kjo sëmundje në harkun kohor të një viti.

Artikulli paraprakLEZHË, AKSIDENT I RËNDË, BETONIERJA PËRPLAS NJË MJET
Artikulli tjetërQEVERIA PRANON ULJEN E NUMRIT TË NXËNËSVE