Sëmundja “gojë, këmbë, dorë” është duke qarkulluar prej ditësh në Berat, kryesisht tek fëmijët.

Shefi i Pediatrisë Berat, Vladimir Kumaraku thotë se sëmundja është ngjitëse, ndërsa është përhapur gjerësisht tek shkollat dhe çerdhet.

“Është ngjitëse dhe në kopshte ka pasur më shumë. Fëmijët që na paraqiten ne në historikun ose në analizën e tyre janë të dhëna që vijnë nga kjo,” tha mjeku.

Temperatura e lartë, skuqja dhe puçrrat në këmbë, duar dhe gojë janë simptomat e kësaj sëmundjeje.

“Temperaturë kanë dhe puçrra në duar, gojë dhe këmbë. Është një situatë jo për t’u trembur, por një situatë që duhet të vlerësohet dhe në ambientet si çerdhet apo kopshtet mirë është mos i pranojnë fëmijët me këto simptoma,” tha mjeku.

Në lidhje me sëmundjen ka reaguar edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë. Sipas specialistëve sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë, ndërsa nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.

Artikulli paraprakRAPORTONTE VDEKJEN E 46 SHQIPTARËVE/ SPIKERJA S’MBAN DOT LOTËT NË TRANSMETIM ‘LIVE’ (VIDEO)
Artikulli tjetërEUROPA NË RREZIK NGA COVID, OBSH: 700 MIJË VIKTIMA DERI NË MARS NËSE NUK MERREN MASA