Materniteti i qytetit te Shkodres duket se do te kete nje drejtues te ri.Sipas burimeve te brendshme ai do te jete mjeku gjinekolog Senad Halluni emri i te cilit kohet e fundit eshte perfolur se tepermi.Nga po te njejtat burime mesohet se vendimi per emerimin e tij ka mberritur kete te merkure nga ministria e shendetesise. Duke qene se materniteti ka perpara jo pak sfida per te qene ne nivelin qe kerkohet, aq me teper ku ai mbulon me sherbime te gjithe veriun e Shqiperise mendohet qe ne krye te tij te jete nje drejtues me eksperience dhe i tille eshte mjeku Halluni i cili para dy vitesh ka qene ne krye te spitalit rajonal te shkodres.

Por emerimet e reja nuk do te perfundojne me kaq.Spitali Rajonal Shkoder shume shpejt do te kete drejtuesin e tij te ri i cilet pritet te zgjidhet gjate ketyre diteve.Aktualisht spitali me i madh ne veri drejtohet nga mjekja e njohur Dhurata Uruci e cila prej 5 muajsh eshte ne rolin e te komanduares pas doreheqjes se mjekut kirurg Shpetim Ymeri. Dorëheqja e tij u përfol shumë se kishte të bënte me një incident ku i përfshirë ishte edhe një nga deputetët e Qarkut Shkodër. Por faktikisht Shpëtim Ymeri asnjëherë nuk pranoj që të prononcohej perveç një deklarate të dhënë me shkrim ku shpjegonte arsyet e tij familjare.Emri i diteve te fundit qe perflitet se mund te jete ne krye te spitalit te shkodres eshte ai i Astrit Becit, nje emer jo pak i njohur ne opinionin e gjere publik. Para 3 muajsh Beci dha doreheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pas skandalit të rimbursimit të barnave, gjatë të cilit u arrestuan disa zyrtarë të këtij institucioni. Edhe pse ndaj emrit të tij nuk ka patur akuza konkrete, auditi i bërë nxorri shkeljet e zyratrëve mes kontratave të lidhura me kompanitë farmaceutike.Por aktualisht emri i tij eshte nje nga me te perfolurit per mjaft arsye.E para lidhet me eksperiencen e tij te shkuar nen drejtimin e spitalit dhe si njohes i mire i kesaj fushe per te mos thene nga me te spikaturit ndersa e dyta lidhet me arsyet politike pasi ministria e shendetesise drejtohet nga partia socialiste dhe kontributi i Becit ne kete parti ka qene i konsiderueshem gjate viteve te fundit.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E OPERACIONIT ANTIKANABIS, ARRESTOHET NJË SHTETAS
Artikulli tjetërDRKK: TË ARDHURAT E SEZONIT ME 2 PËRQIND MË SHUMË