BEQIRI E SHTUBINA GARANTOJNË SUKSESIN NË KAMPIONAT E KUPË. Vllaznia synon ta nisë me fitoren vitin 2015 që në ndeshjen ndaj Kukësit në kampionat.

Pretendimi kryesorë do të jetë Kupa e Shqipërisë, fakt ky i bërë publik dhe në emër të skuadrës nga kapiteni Elvin Beqiri. Për ndeshjen, Vllaznia-Kukësi, mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina ka besim të plotë se fitorja mund të arrihet, duke shfrytëzuar presionin në të cilin është kundërshtari. Vllaznia do të kërkojë të zhvillojë një lojë sulmuese ndaj Kukësit, duke njohur dhe vlerat e kundërshtarit që ka përballë. Me njëmbrojtje të vendosur dhe kundërsulme të vazhdueshme, kjo duket se do të jetë zgjidhja e preferuar nga trajneri Baldo Raineri. Ndërsa formacioni, duket se do të jetë enigmë deri pak orë përpara fillimit të ndeshjes. Tashmë dihet që ndeshjen Vllaznia-Kukësit od të zhvillohet diten e shtunë në orën 17:00, orar i zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/t8AdWgJBRrY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGJERMANËT: LAÇI TRUKOI TAKIMIN ME SHTUTGART
Artikulli tjetër“AMANETI” MBERRIN NE SHKODER