Senida Mesi nga Shkodra ka folur per mediat pas votimit ne procesin per perzgjedhjen e delegateve.
“Me kete President ose nje tjeter ne Shkoder do te kete zgjedhje te pjesshme te parakohshme. PS eshte e gatshme per cdo sfide tjeter qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme ne rang kombetar sepse jemi forca me e madhe politike dhe aktualisht qe flasim kemi 500 mije vota me teper.
Ky proces qe po zhvillojme sot per zgjedhjen e delegateve eshte i rendesishem sepse rinia duhet te shkeputet nga mentaliteti komunist apo antikomunist dhe te shohim drejt te ardhmes si nje parti progresiste qe eshte PS.
Te kaluaren nuk duhet ta harrojme por PS eshte shkeputur njehere e mire nga komunizmi dhe kjo eshte e qarte por historia e te kaluares nuk i perket ketij brezi 30 vjeçar. Ne Shqiperi ka mbaruar koha e KÇK (kap ça te kapesh) sepse nuk mundet me qe nje individ si prokuror apo gjyqtar te veprojne si te duan sepse kemi edhe procesin e Vettingut.”