Deputetja e zgjedhur e partisë socialiste Senida Mesi ka vazhduar takimet me banorët në lagjet e ndryshme në Shkodër në vazhdën e dëgjesave publike.
Takimi i rradhës ishte i pozicionuar në sheshin “Isa Boletini” ku banorët e kësaj zone shprehën shqetësimet e tyre ku ndër të tjera radhitën mungesën e parqeve të lojrave për fëmijët, mungesa e policit të lagjes apo mbi faturimet e ndërprerjen e energjisë elektrike nga Oshee.
Përfaqësuesja e partisë socialiste do të vazhdojë takimet me banorët e Shkodrës duke u njohur më në brendësi me problematikat e ndryshme që hasin qytetarët shkodran në përditshmërinë e tyre.