Zv/Kryeministrja Senida Mesi sebashku me Ambasadorin turk ne Shqiperi Murat Ahmet Yoruk kane vizituar mengjesin e se premtes Xhamine e Plumbit e cila do ti nenshtrohet nje restaurimi.Ne kete vizite eshte diskutuar pikerisht per restaurimin e saj pikerisht me perfaqesues te Ambasades Turke te cilet do te financojne projektin. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i dhane zgjidhje plagës kryesore të Xhaminë e Plumbit në Shkodër, pas miratimit të projektit për restaurimin e saj.

Për këtë projekt Ministria e Kulturës ka nisur një bashkëpunim të hershëm me Ambasadën turke dhe Agjencinë turke Tika, duke njohur vështirësinë e ndërhyrjes në një si të tillë që pëson rregullisht përmbytjet nga lumi por edhe nga uji i reshjeve. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu, ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane. Xhamia është e ngritur në një fushë midis lumit të Drinit dhe kodrës së Kalasë së Rozafatit. Arkitektura e saj interesante përbëhet nga një sallë lutjeje në formë katrore, nga portiku i mbyllur në veri i rrethuar me harqe, në qoshen jugperëndimore gjendet tyrbja në formë katrore dhe minarja.

Në anë të sallës kryesore të lutjes, jashtë dallohen dy ballkone në formë portiku të rrethuar me harqe në formë galerie që rrallë ndeshet në xhami të tjera. Sipas të dhënave në IMK punimet restauruese të fundit janë bërë në vitin 1863, pas kësaj deri në shekullin e 20 nuk ka ndonjë ndërhyrje tjetër të regjistruar. Në vitin 1967 minarja e xhamisë është rrëzuar nga rrufeja. Gjatë viteve të regjimit komunist xhamia ka qenë e mbyllur dhe është hapur vetëm në vitin 1991. Në ndërhyrjet e viteve të fundit e gjithë suvatimi i ndërtesës është rinovuar me suva çimentoje dhe të gjitha dritaret dhe dyert janë rinovuar.

Artikulli paraprakGJONAJ: 130 PUNONJËS TË BURGJEVE ME REKORDE PENALE. BRENDA MUAJIT HAPIM BURGUN E REÇIT
Artikulli tjetërHARADINAJ: DEMARKACIONI ME MALIN E ZI DO RISHIKOHET