Korsitë e biçikletave në qytetin e Shkodrës jo vetëm se nuk respektohen nga drejtuesit e makinave apo edhe vetë kalimtarëve të thjeshtë shpesh herë as nuk identifikohen edhe në atë pjesë të rrugëve ku janë prezent ose zaptohen nga parkimi i makinave.
Në këtë mënyrë nisma vullnetare studentore ka ndërmarrë një nismë duke vizatuar brenda korsive biçikleta për të bërë një lloj sensibilizimi.Shpesh herë thotë Pervizi është shqetësuese fakti që korsitë e biçikletave nuk respektohen ashtu siç duhet.Shkodra si qytet aktualisht ka mungesa për korsitë e biçikletave dhe lëvizja e tyre është e pakontrolluar por edhe në akset ku ekzistojnë nënvleftësohen duke shkelur edhe rregullat e qarkullimit.