Separatistët në rajonin spanjoll të Katalonjës kanë fituar një maxhorancë absolute në zgjedhjet rajonale. Lajmi konfirmohet nga mediat lokale, ku sipas rezultateve tre partitë politike që përbëjnë krahun separatist në Parlamentin katalanas pritet të fitojnë 71 vende gjithësej, ndërkohë që maxhoranca absolute arrihet me 68 deputetë.

Kreu separatist i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka deklaruar se shteti spanjoll është mundur në zgjedhje të parakohshme të rajonit. Duke folur në Bruksel ku Carles Puigdemont është në mërgim, ai e përshëndeti rezultatin si një fitore për “Republikën Katalane”.

Partitë separatiste do të mbajnë një shumicë të pakët, të reduktuar në asamblenë e re. Si rezultat, është e paqartë se kush do t’i jepet e drejta për të formuar një qeveri.

Artikulli paraprakHAPEN APLIKIMET PËR TË QENË PJESË E TASK FORCËS SPECIALE
Artikulli tjetër“LUFTË E RE E MAFIAS ITALIANE” PËR TRAFIKUN E DROGËS NGA SHQIPËRIA