Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët sot (25 shtator).

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në ora 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata

Prej ditës së hënë ata janë duke protestuar kundër reciprocitetit ndaj targave që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

Njoftimi i plotë:

Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, sulmohet dhe

Artikulli paraprakELON MUSK I JEP FUND MARTESËS ME KËNGËTAREN E MUZIKËS ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërVIJON MBLEDHJA NË SELINË BLU, GRUPI I PD: NUK E NJOHIM VENDIMIN E KONFERENCËS SË KRYETARËVE PËR ZHVILLIMIN E KOMISIONEVE ONLINE