Serbët kërcënim me arkivole shqiptarët përgjigjen me armë

 E ndërsa duhen edhe rreth dy muaj nga ndeshja e parë që do të zhvillohet në Beograd mes Partizanit dhe Skënderbeut kanë mjaftuar vetëm pak sekonda nga hedhja e shortit që të nisë përplasja në rrjetet sociale. Pas hedhjes së shortit, tifozët serbë kanë kërcënuar me arkivol të mbështjellë me flamurin kuqezi në faqen e Skënderbeut, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i shqiptarëve, të cilët përgjigjen se janë gati ndërsa publikojnë foto me armë. Sfida mes dy ekipeve pritet që të tejkalojë kuadratin e gjelbër, ashtu si para tre viteve mes dy kombëtareve, ku u ndërpre për shkak të dhunës. Urrejtja mes dy popujve është e madhe, ndërsa policia do të ketë një punë të madhe për të mbajtur nën kontroll tifozët në dy ndeshjet e Europa League.

Artikulli paraprakQAFË MALI – FIERZË, HUMB JETËN 24 VJEÇARI
Artikulli tjetërBE: QEVERIA “RAMA 2”, FOKUS TEK VETINGU DHE LUFTA ANTIKANABIS