NË ZUBIN POTOK PLAGOSEN EDHE DY VËLLEZËRIT BRAHIMI
Nje dite pas vrasjes se nje shqiptari dhe plagosjes se nje tjetri ne kufirin Kosove-Serbi, te premten ne mengjes eshte vrare edhe nje shqiptar tjeter ne Mitrovicen e Veriut.
Viktima eshte qelluar me arme zjarri nga nje person me uniforme serbe, ndersa ka qene duke prere dru ne nje pyll, ne fshatin Koshtove te Zubin Potokut.Bashke me viktimen Ardian Brahimi, 19 vjec, jane plagosur edhe dy vellezerit e tij Albert dhe Albion, perkatesisht 17 dhe 16 vjec.Ata jane sjelle me urgjence ne Qendres Klinike Universitare te Prishtines.Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zedhenesi I policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices, sipas te cilit, edhe gjendja e te plagosurve eshte teper e rende nga plaget e armeve te zjarrit.Nderkaq, familjaret e viktimave, kane deklaruar se te rinjte kane qene ne territorin e Kosoves, te pakten 4 km larg kufirit me Serbine.Nje dite me pare, ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise u vra nje shqiptar dhe u plagos nje tjeter, ndersa u raportua edhe per nje pjestar te xhandarmerise serbe te vrare.