SHENJA DHUNE NDAJ LOJTARËVE, KUQEZINJTË NUK LEJOJNË PËRBALTJEN E FLAMURIT. Ndeshja Serbi-Shqipëri që në fillimin e saj u pa se do të ishte e tensionuar. Himni ynë kombëtar u vërshëllye gjatë nga tifozët serbë, të cilët vijuan më pas me sharje në kor ndaj shqiptarëve. Ky presion i madh ndikoi edhe te lojtarët vendas, të cilët mesa duket morën zemër nga kjo eufori e tepruar e tifozëve dhe bënë disa ndërhyrje tepër të ashpra ndaj lojtarëve tanë2 rastet e Canës dhe Mavrajt, në minutat e 35’ dhe 38’, e agravuan situatën te tifozeria serbe, e cila filloi të hidhte në fushë sende të forta dhe fishekzjarre.
Por, më pas në stadium u shfaq një minihelikopter i telekomanduar, në të cilin valëvitej harta e Shqipërisë së Madhe, nën ngjyrat e flamurit shqiptar dhe me mbishkrimin “Autoktonë”2 lojtarë të Serbisë, mes të cilëve edhe Mitroviç, tentuan të grisin flamurin shqiptar në mes të fushës, por përpjekjet e tyre u ndërprenë nga Xhaka dhe Lila, të cilët u konfliktuan me ta duke marrë në mbrojtje flamurin kuqezi.Në këto momente situata në stadiumin e Beogradit kishte dalë jashtë kontrollit. Disa tifozë kaluan kordonin e policisë dhe sulmuan lojtarët kuqezi në fushë dhe ata në pankinë. Në fushë është shfaqur dhe Ivan Bogdanoviç, huligani serb i cili pak kohë më parë i vuri flakën flamurit shqiptar gjatë ndeshjes Itali-Serbi, që u zhvillua në Xhenova.Duke parë situatën e rënduar në fushë, gjyqtari i ndeshjes vendosi që lojtarët e të dyja skuadrave të riktheheshin në dhomat e zhveshjes. Paaftësia e policisë u tregua edhe gjatë këtij momenti, kur futbollistët e kombëtares shqiptare u sulmuan nga tifozët vendas gjatë hyrjes në tunel.Pas një pritjeje të gjatë dhe pas largimit të tifozëve serbë nga stadiumi, stafi i kombëtares shqiptare, bashkë me gazetarë dhe ata tifozë të paktë shqiptar, janë larguar nën masa të rrepta sigurie drejt aeroportit të Beogradit. E gjithë rruga deri në aeroport ka qenë nën kontrollin e forcave policore.