TOSCANANEËS: NUK DUHEJ LEJUAR QË DY EKIPET TË BININ NË GRUP.

Protali mediatik toscananeës i ka kushtuar nje vemendje shume te madhe ndeshjes mes Serbise dhe Shqiperise, duke u ndalur ne nje koment te detajuar. Sipas ketij portali, gabimi kryesorë është u U EFA-s që lejoi që këto dy ekipe të ishin të ishin në të njëjtin grup. Komenti vijon si më poshtë:  Mbrëmjen e së martës vetëm 42 minuta lojë u luajtën në stadiumin e Partizanit të Beogradit mes kombëtareve të futbollit të Serbisë e Shqipërisë, më pas fusha u “pushtua” nga huliganët.  Kjo nuk ishte një ndeshje si të tjerat për shkaqe, të cilat në fakt nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, por që të njëjtat e detyruan UEFA-n të shmangte një përplasje mes Gjibraltarit dhe Spanjës në eliminatoret e Euro 2016. Megjithatë organi më i lartë i futbollit në Europë nuk e pa të arsyeshme të shmangte këtë përballje në futboll mes dy vendeve ballkanike. Është me të vërtet e çuditshme se si UEFA nuk e mori parasysh faktin që plagët janë ende të hapura për Kosovën. 
Një numër mjaft i vogël përkrahës të kombëtares shqiptare ia dolën të ishin të pranishëm në stadiumin e Beogradit, por edhe për këtë numër të vogël, të cilët kryesisht ishin të akomoduar në tribunën VIP, autoritetet serbe vendosën rregulla të veçanta: pa flamuj dhe pa simbole shqiptare, në rast të kundërt ata do të arrestoheshin menjëherë. Një kusht i padëgjuar ndonjëherë. Të vetmit flamuj shqiptarë ishin ata të cilët mbaheshin nga tifozët serbë, të cilët i vunë flakën, pavarësisht se UEFA dhe FIFA e dënon rrept këtë akt. Flamuri zyrtar, i cili është vendosur së bashku me flamurin e Serbisë, të UEFA-s dhe FIFA-s u fsheh. Më pas, ajo që të befason më shumë është se gjyqtari i ndeshjes Atkinson e ndaloi lojën në minutën e 41’  pas përleshjeve të tifozëve serbë me forcat e sigurisë dhe hedhjeve të fishekzjarreve e bombave të tymit në fushën e lojës. Vetëm pas rreth 1 minute regjia serbe fokusoi praninë e dronit në stadium, për gati 90 sekonda nuk është vënë re prania e mjetit fluturues, i cili merret si justifikim për dhunën serbe.  Ndërprerja e minutës së 41’ ishte e dyta, sërish për trazira të shkaktuara nga turma vendase, e njohur tashmë në të gjithë botën për ngjarje të përsëritura si ajo në Xhenova të Italisë në vitin 2010, para, gjatë dhe pas ndeshjes Itali-Serbi. Ndërprerja tjetër e takimit kishte ndodhur në minutën e 36’ kur Agolli u afrua për të ekzekutuar një goditje nga këndi, por një fishekzjarr shpërtheu pranë tij. Lojtarët serbë, Lazovic dhe Kolarov kishin shkuar për të qetësuar tifozët. Pas rreth 40 sekondash loja rifilloi, por objektet vazhdonin të hidheshin në fushën e lojës.  Për të folur më pas për dhunën, deri tani nuk është folur për ata të cilët i hapën dyert tifozëve për të pushtuar fushën e të përleshen me vetëm 11 shqiptarët e vetëm në fushë. Askush nuk ka folur për pjestarin e forcave të sigurisë, i cili godet Canën që i doli në mbrojtje Balajt pas sulmit nga një huligan. Askush nuk ka vënë në dukje se një person si “Ivani i tmerrshëm” i dënuar përjetësisht për të mos u futur në stadiume, ai është futur edhe në fushën e blertë.

Dhe tashmë pritet vendimi i UEFA-s, e cila duhet të përqendrohet te dhuna para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes dhe jo te një mjet fluturues i ardhur nga jashtë stadiumit dhe jo me një bombë. Por bombë ka shkaktuar UEFA,  e cila nëse do të ishte një organ serioz nuk do të kishte lejuar këto dy kombëtare të ndesheshin së bashku.

 

 

 

Artikulli paraprakRAMA NË BEOGRAD, AMBASADA E KONFIRMON
Artikulli tjetërJahjaga dështon të gjejë zgjidhje.