MARRËVESHJE PËR DOGANAT, DHE UDHËTIMIN E LIRË. Mes Serbisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar tre marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.
Marrëveshja për doganat u firmos nga dy ministrat respektivë të ekonomisë, atij shqiptar Arben Ahmetaj dhe homologut të tij serb Dusan Vujoviç.Ajo që u vu re gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, pak para konferencës së përbashkët mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, ishte se prezantimi i marrëveshjes, u bë vetëm në gjuhën shqipe.Të dy ministrat respektivë nënshkruan marrëveshjen ekonomike, si një shenjë e bashkëpunimi të ri mes dy vendeve, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri marrëdhëniesh.