PËR MË SHUMË SE NJË ORË LIDHJE TRANSMETIM LIVE.Zhvillimet që ndodhen në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasojat dhe ajo çfarë pritet të ndodhë ka qenë tema kryesore në Studion e Hapur në “Star Plus”.
I ftuar në studio ka qenë ish-futbollisti i kombetarës Shqiptare si dhe specialisti i gjykimit Mëhill Shkëmbi. Përveç të ftuarve, në lidhje me Skype nga Austria ka qenë një tjetër ish-ftubollist i kombëtares, pikërisht Roland Luçi që ka dhënë opinionin e tij. Ndërkohë që star Plus ka siguruar dhe një lidhje telefonike me gazetarin Blendi Fevziu për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodhi në Beograd.
Ndër të tjera në Studio të Hapur janë transmetuar dhe intervistat që Star Plus ka zhvilluar qoftë në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza si dhe prononcimin e sulmuesit shkodran Bekim Balaj.