Serbia hap sot dy kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Kapitulli 26 ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, ndërsa kapitulli 20 me ndërmarrjet dhe politikat industriale. Malta, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka caktuar për sot konferencën ndërqeveritare BE-Serbi. Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim në bllok në janar të vitit 2014 dhe deri më tash ka hapur gjashtë nga 35 kapitujt. Integrimi i saj evropian varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Kapitulli i 35-të, në rastin e Serbisë, ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.