Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar sot autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Hardinaj.
Mediat serbe raportojnë se bashkë me kërkesën për esktradim janë dërguar dhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse plotësohen kushtet për ekstradimin e Haradinaj në Serbi. Beogradi zyrtar mbetet i vendosur për të dërguar deri në fund pretendimin e tij, për transferimin dhe gjykimin në Serbi të ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e akuzon për krime lufte. Në një prononcim të bërë së fundmi, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt. Të njëjtën retorikë ka përdorur edhe Kryeministri Alexandër Vucic, në një prononcim për këtë çështje.