Kryetari Partisë Serbia e Re (Nova Srbija – NS) Velimir Iliç e ka ftuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiç ta thotë të vërtetën çfarë i ka thënë zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee dhe a ia ka përcjellë ai atij qëndrimin e administratës amerikane se Serbia ka afat për ta njohur Kosovën deri më 1 janar të vitit 2019.

“Sipas njohurive tona, Hoyt nga Vuçiqi ka kërkuar që ta përmbushë premtimin e dhënë me shkrim që Kosova të marrë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe ai ka theksuar se Amerika nuk do të tolerojë më asnjë ditë shtyrje”, citon FoNet të ketë thënë Iliç.

Artikulli paraprakTRUMP URDHËRON “VERIFIKIM EKSTREM” TË EMIGRANTËVE PAS SULMIT NË NEW YORK
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI, DYSHOHET SI VRASËSI I AVOKATIT TË NJOHUR GREK