PRITET QË SHUMË SHPEJT MES BEOGRADIT DHE PRISHTINËS TË KËTË MARRËVESHJE.Plani për zgjidhjen e statusit së Kosovës, sipas informatave të “Veçernje Novosti”, duhet të jetë i gatshëm para  se të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Brukselit

për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, shkruan “Veçernje Novosti”.Sipas njoftimeve të mëparshme, dokumenti i ri mes Beogradit dhe Prishtinës do të duhet të nënshkruhet kur të përmbushen detyrimet sipas marrëveshjes së parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave serbe, ndërsa takimet e reja mes dy qeverive priten të fillojnë në muajin shkurt.Ndërkaq, këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, tha se propozimi i Nikoliqit do “të jetë specifik, përkatësisht i cili tashmë është aplikuar në botë”.“Mund të them, për shembull, do të shfrytëzojmë elementet e modelit të Tirolit Jugor apo Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ajo.  

 

Artikulli paraprakENERGJIA, SA DO TË PAGUAJË BIZNESI
Artikulli tjetërTREGU I RUSIT, PROBLEMATIKA VAZHDON