Presidenti francez, Emmanuel Macron ndodhet në një vizitë dyditore në Serbi, ku është pritur me ceremoni nga homologu Aleksandër Vuçiç. Ashtu siç pritej, vizita e Macron në Serbi u konkretizua me marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiç dhe Erik Trapije, CEO i kompanisë Daso, pritet që Serbia të blejë nga Franca 12 avionë luftarakë ‘Rafale’. Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian. Presidenti serb ka thënë se kjo nënkupton përmirësim të madh të gatishmërisë luftarake dhe fuqisë ushtarake të Serbisë.

“Ne nuk po shkaktojmë probleme askund, as nuk planifikojmë ta bëjmë këtë, Ky është një sinjal i madh besimi midis Francës dhe Serbisë. Ne vetëm duam ta ruajmë vendin tonë, por kjo do ta bënte Serbinë shumë herë, më të fortë Kemi edhe një gjë për të diskutuar, nuk pajtohemi më ne kemi katër ditë që po luftojmë me këtë”, tha Vuçiç.

Presidenti Emanuel Macron tha se bashkëpunimi me Serbinë ka përjetuar një ngritje të re.

“Sot, me praninë time, dëshiroj të dërgoj edhe një herë një mesazh miqësie nga Franca në Serbi dhe të deklaroj në mënyrën më vendimtare se vendi juaj ka një vend në Evropë, në Bashkimin Evropian”, tha Macron.

“Bashkëpunimi ynë ekonomik është forcuar, kompanitë franceze janë angazhuar në projekte afatgjata infrastrukturore si metroja e Beogradit, modernizimi i aeroportit ‘Nikola Tesla’, ku nesër do të shohim përfundimin e punimeve, modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, theksoi Macron.

Në ditën e dytë të vizitës, Macron do të shkojë në Novi Sad, ku do të mbajnë një fjalim në forumin për Rininë dhe Inteligjencën Artificiale. Më pas Macron do të marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi në aeroport dhe rreth orës 15.50 do të largohet drejt Parisit.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË/ RRËZOHET F-16 AMERIKAN GJATË NJË SULMI RUS: VDES PILOTI UKRAINAS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE/ KULTIVUAN 561 RRËNJË KANABIS NË NJË TOKË PUBLIKE, NË PRANGA 3 TË RINJ