“Serbia nuk po anëtarësohet në NATO për arsye logjike dhe të njohura”, është shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiç ditën e sotme në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin çek, Milos Zeman.
“Ne nuk jemi anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut për arsye të qarta. Vetëm 24 vjet më parë, 19 shtete të NATO-s bombarduan këtë vend. Kjo ndjesi është ende shumë e freskët. Rreth 2500 njerëz, përfshirë 82 fëmijë, u vranë. “, tha ai.
“E vetmja gjë që duam është të jemi vetvetja, të mos jemi problem për askënd, të mos marrim atë që nuk na takon dhe të mos lëndojmë askënd”.