DEKLARATA VJEN NGA PROKURORI PËR KRIME LUFTE VLADIMIR VUKÇEVIQ. Vladimir Vukçeviq, prokuror për krime lufte në Serbi, deklaron se fletëarresti për ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaci është ende në fuqi, duke paralajmëruar ish kryeminsitrin kosovar se do të arretsohet nëse shkel në Beograd.

Në një prononcim për të përditshmen serbe Blic, vukcevic shprehet: “Hetimet për Thaçin janë të pezulluara ngaqë është i pakapshëm për organet hetuese. Është e vërtetë që Interpoli ka stopuar fletarrestet për Thaçin në vendet e tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarët më të lartë shqiptarë, por në Serbi ai është në fuqi, kështu që nëse vjen këtu, mund ta arrestojmë”. Por kjo deklaratë nuk e tremb aspak Hashim Thaçin, i cili ka deklaruar se me shumë gjasa do të marrë pjesë në konferencën mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor, e cila mbahet më 24 prill në Beograd. Këshilltari politik i tij, Ardian Arifaj tha se në parim kreu i dioplomacisë kosovare i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Ai shtoi se Thaçi është ndër liderët kryesor në rajon që promovon paqe dhe bashkëpunimin mes popujve e shteteve, dhe në këtë kontekst, zëvendëskryeministri është i gatshëm të udhëtojë në Beograd . Por është disi i paqartë konteksti i deklaratës së homologut të tij serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se nuk është nevoja që Thaçi të jetë prezent në konferencë, pasi as ai vetë nuk do të marrë pjesë.

Artikulli paraprakPOLICIA FINALIZON OPERACIONIN “PRANVERË 2015”
Artikulli tjetërMANDATI I KOKËDHIMËS, DEBATE NË KUVEND