NË RAUNDIN E KATËRT TË VOTIMIT MATTARELLA MORI 664 VOTA. Presidenti i ri italian mori 664 vota, vetëm 9 më pak nga kuorumi prej 673 vota. Rezultati ka përmbysur parashikimet, pas situatës së vështirë të krijuar jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës italiane, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike të Renzit, i cili e pranoi se emri i Matarellës nuk ishte konsensual.
Por gjithsesi ja ka dalë dhe mënjëherë pas numërimit të votave, kryeministri Renzi ka shkruar në Tëitter. Punë të mbarë president, Rroftë Italia. Gjithashtu paraardhësi i Matarelës, Giorgo Napolitano ka reaguar pas votimit, duke u shprehur i kënaqur me zgjedhjen e gjykatësit si pasues i tij në postin e presidentit. Teksa e gjithë salla e parlamentit ka duartrokitur presidentin e ri të vendit, Mateo Renzi ka falendruar Partinë Demokratike për seriozitetin e treguar në këtë proces të rëndësishëm. Opozita italiane shpresonte në dështimin e katër raundeve, duke pretenduar zgjedhje të parakohshme. Sergio Mattarella vjen nga “Demokracia Kristiane”, dhe është i vlerësuar për seriozitetin e treguar në punën e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qene pesë herë ministër dhe, kur drejtonte dikasterin e Mbrojtjes, ka arritur atë që shumë përpara tij nuk e kishin bërë dot: heqjen e detyrueshme të shërbimit ushtarak. Zgjedhja e tij është komentuar menjëherë nga kryeministri Matteo Renzi nëpërmjet një statusi në Tëitter ku shkruan: “Punë e mirë. Mattarella president. Rroftë Italia!”. Mattarella zgjidhet sot president i Italisë duke pasuar Giorgio Napolitanon, i cili qëndroi në këtë post për 9 vite.