Futbollisti i njohur ndërkombëtar ka festuar me simbolin shqiptar. Sergio Ramos bëri shqiponjën me duar në momentin që shënoi golin e dytë kundër Kroacisë. Bërja e shqiponjës me duar qështë bërë tashmë një trend ndërkombëtar.

Pas festimit me simbolin e shqiponjës të dy futbollistëve shqiptarë, Xhakës e Shaqirit gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, duket të gjithë futbollistët e botës po e ndjekin.Sergio Ramos ka festuar golin e tij të dytë kundrejt Kroacisë duke bërë me duar simbolin shqiptar.

Ai u shfaq duke bërë shqiponjën mjaft i ekzaltuar pasi shënoi golin. Tre gola në pjesën e parë dhe po kaq në 45 minutat e dytë bënë që Kroacia të largohet me kokën ulur nga Spanja.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve këtë të martë, bie në sy fitorja e pastër 0-3 e Belgjikës ndaj Islandës, si dhe fitorja minimale e Bosnjës ndaj Austrisë, me golin e vetëm të shënuar nga Dzeko.

Artikulli paraprakLEZHË, INCENERATOR PËR MBETJE TË RREZIKSHME
Artikulli tjetërNASA NIS MISIONIN HISTORIK DREJT DIELLIT