ROMA NUK GABON, ËSHTË NË KREUN E RENDITJES.Kryesuesit e kampionatit Italian të futbollit, kanë bërë një tjetër hap fals, këtë herë me humbje.

Juve është mundur në kohën shtesë nga Genoa me rezultatin 1-0. Antonini ka arritur të shënojë golin e fitores në minutën e 94-t për skuadrën e Gasperinit, ndërkohë që Juventusi regjistroi dy goditje shtylle në këtë ndeshje, me Llorenten dhe Ogbonën.Roma rikthehet te fitorja, pasi ka mundur 2-0 Çezenën, dhe kap kreun e klasifikimit të Serisë A, me pikë të barabarta me Juventusin. Destro zhbllokon ndeshjen, pas asistit të Gervinhos. E gjithë ndeshja ka folur për skuadrën e Garcias, e megjithatë Çezena u mbrojt mirë deri në minutën e 80, kur pësoi golin e dytë nga Roma, të shënuar nga De Rossi.Interi fiton gjithashtu në shtesë me Sampdorian, me rezultatin 1-0. Në këtë takim ka vendosur gjithçka 11-metërshi i Icardit në shtesë. Këto tre pikë vlejnë shumë për skuadrën e Interit, pas tensioneve të ditëve të fundit. Ka qenë një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat, por rezultati ka qenë minimal në fund.Milani i Inzaghit ngjitet në vendin e tretë, pas barazimit 1-1 me Cagliarin në transfertë. Sardët kalojnë në avantazh në minutën e 24-t të ndeshjes me Ibarbon, ndërkohë që Milani barazon pas 10 minutash shifrat në 1-1. Ka qenë Bonaventura, i cili shënon një supergol nga një distancë e largët, pasi përfiton edhe nga dalja e portierit të Cagliarit. Aktualisht, kuqezinjtë janë në kuotën e 16 pikëve, aq sa edhe Sampdoria. 

 

Artikulli paraprakMAQEDONI, SULMOHET GODINA E QEVERISË
Artikulli tjetërINTEGRIMI, SCHNOLL: DUHET BASHKËPUNIM