ROMA E INTER GABOJNË, MILAN RIGJEN FITOREN.

Juventus dhe Roma kanë gabuar në javën e 21-të të Serisë A. Të dy ekipet janë ndalur në barazime përkatësisht Juve 0-0 me Udinezë, ndërsa Roma 1-1 me Empolin. Ndërkohë Napoli ka përfituar i cili ka arritur një fitore ndaj Chievo duke shkuar në kuotën e 39 pikëve. Ndërsa Milani rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi duke mundur në “San Siro” 3-1 Parmën e vendit të fundit. Një ndeshje e një niveli nën mesatar, por që i vlen për klasifikimin kuqezinjve. Interi zhgënjen sërish duke regjistruar humbjen e dytë radhazi, këtë herë përballë Sasuolos: 3-1. Në javen ardhshme Juventus do të luajë ndaj Milanit, Roma ndaj Cagliari-it ndërsa Inter do të luajë në transfertë ndaj Palermos.

Artikulli paraprakLEGALIZIMET, MBYLLET PROÇESI
Artikulli tjetërVLLAZNIA MBYLL MERKATON ME LIKËN E BARDULLËN