7 fitore radhazi dhe Juventusi futet në vallen për titullin kampion në Itali. Bardhezinjtë siguron një tjetër trepikësh të rëndësishëm në transfertë përballë Carpit në fitoren 2-3.
Ndeshja u vendos nga dopieta e Manzukic dhe goli i Pogba, duke përmbysur disavantazhin e fillimit pas golit të Borrielos. Minutat e fundit ishin mjaft të tensionuara, pasi Bonuci ngushtoi shifrat në 2-3 duke shënuar në portën e tij duke sjellë edhe reagimin e ashpër të Alegrit. Fitorja e ngjit Juven në vendin e 4 me 33 pikë, teksa përpara është Interi me një diferencë shumë të vogël. Në ndeshjet e tjera të kampionatit Napoli fitoi ndaj Atalantës, Milani ndaj modestëve të Frosinones, ndërsa në mbrëmje Interi humbi në shtëpi perballë Lazios 1-2 duke u dhene mundesi kundershtareve te afrohen. Serie A Carpi 2 – 3 Juventus Atalanta 1 – 3 Napoli Fiorentina 2 – 0 ChievoVerona Hellas Verona 1 – 1 Sassuolo Roma 2 – 0 Genoa Frosinone 2 – 4 Milan Sampdoria 2 – 0 Palermo Torino 0 – 1 Udinese Inter 1-2 Lazio