NË ANGLI E SPANJË, PRETENDENTËT FITOJNË .Nuk ka fitues në derbin e 211 të “Madonnina”-s mes Milanit dhe Interit, pasi 90’ ka përfunduar në barazim 1-1. Spektakli ka qenë i garantuar në “San Siro” duke justifikuar të gjitha pritsh mëritë, por barazimi nuk kënaq asnjërin nga të dy ekipet, pasi mbeten në pozita jo të favorshme.

Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, Milani e nis shumë mirë duke kaluar në avantazh me Jeremy Menez në të 23’. Meritën kryesore në golin e realizuar e kishte El Sharaui me topin e saktë që hodhi në zonë nga e majta, për Menez që e devijoi me saktësi në portë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën Interi barazoi me Joel Chukëuma Obi në të 61’ me një gjuajtje potente nga jashtë zone. Kështu Ingazi dhe Mancini ndahen në paqe pas derbit të parë. Milani pozicionohet në vendin e 7 me 18 pikë, ndërsa Interi në të 9 me 17 pikë.Ndërkohë në kampionatin Anglez dhe atë Spanjoll, pretenduesit kanë vijuar me fitore. Kështu Chelsea, nuk gaon duke vazhduar prej shumë javësh kryesimin. Ndërsa në Spanjë, Real Madrid e Barcelona, kanë fituar me goleadë, duke konfirmuar kështu se mbeten dy ekipet që do të kërkojnë të ndajnë mes tyre, titullin kampion. 

Artikulli paraprak“TE JETOSH NE LUMIN BUNA”
Artikulli tjetërOBAMA: KLINTON NJË PRESIDENTE E MIRË!