Sërish sulm terrorist ,sulmohet ndertesa e policise

 

Të paktën një polic turk është plagosur lehtë në sulmin e sotëm terrorist para ndërtesës së policisë në qytetin jugor Gaziantep të Turqisë. Në Gaziantep, sot para ndërtesës së policisë, pati të shtëna mes forcave të sigurisë dhe terroristëve, për të cilët ende nuk dihet se cilës organizatë terroriste i takojnë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA). Gjatë të shtënave, terroristi u vra. Nga kabineti i kryebashkiakut të Gaziantep-it bëhet e ditur se gjatë përleshjes së sotme, deri te e cila erdhi në ora 15 e 20 minuta (sipas kohës lokale), është plagosur edhe një polic. “Policët tanë në pikën kontrolluese në hyrje iu kundërpërgjigjen sulmit dhe terroristi është neutralizuar. Gjatë sulmit është plagosur një polic me ç’rast është transferuar në spital. Nuk është në rrezik jete dhe i dëshirojmë rikuperim të shpejtë”, theksohet në njoftimin. Në rrjedhë është aksioni i policisë në Gaziantep dhe kërkimi për një ose më shumë persona personave për të cilët vërtetohet se kanë qenë së bashku me terroristin e neutralizuar.

Artikulli paraprakHAKERAT SERBË SULMOJNË AMBASADËN E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërTEMPERATURAT ENDE TË ULËTA, DISA ZONA TË THELLA PAHAPURA