Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Gjatë orës së fundit është vërejtur tensionim i situatës në këtë qytet. Në një moment, protestuesit raportohet se e kanë kundërshtuar kalimin e një veture të Policisë së Kosovës. Një grup i serbëve lokalë është grumbulluar para objektit komunal qysh prej mëngjesit. Por, për shkak të shiut të madh, së fundi protestuesit janë larguar nga rruga, edhe pse protesta nuk është shpallur e përfunduar. Situata më e tensionuar ishte në Zveçan ishte edhe para dy ditësh, kur rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar pas përleshjeve të dhunshme. Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Artikulli paraprakSITUATA E TENSIONUAR NË VERI/ KURTI NË BRATISLAVË, MACRON FLET PËR NJË TAKIM OSMANI-VUÇIÇ NË MOLDAVI
Artikulli tjetërMBYTET NJË PERSON NË LUMIN MAT, PRITET NDIHMA E PALOMBARËVE