Kjo errësirë në qytetin e Shkodrës ndodhet në një prej zonave më të rëndësishme tek katedralja “Shën Shtjefni” si dhe lagjen “Serreq”.

Edhe pse një prej lagjeve të frekuentuara nga turistë të huaj dhe vizitorë vendas prej disa kohësh pjesa afër katedrales qëndron në errësirë. Ajo nuk është e vetmja pasi edhe hyrja e Gjuhadolit, zona e cila për momentin është më e preferuara në qytetin e Shkodrës për shkak të zhvillimit që ka marrë qëndron në errësirë.

Edhe Gjuhadoli është një prej pjesëve në Shkodër që gjatë sezonit të verës ka një numër të lartë turistësh si dhe vizitorë vendas por prej disa kohësh nuk ka ndriçim rrugor duke sjellë një shqetësim tek ata që zgjedhin këtë zonë për ta frekuentuar.

Në gjithë këtë pjesë, në afërsi të katedrales dhe hyrja e Gjuhadolit janë edhe një numër i konsiderueshëm biznesesh por edhe kalimtarësh të shumtë. Ajo që kërkohet është që në vijimësi për shkak të rëndësisë që ka zona të mundësohet ndriçimi rrugor.

Artikulli paraprak10+ Best Online Casinos Canada 2023 Real Money Gambling 16
Artikulli tjetërHIPOTEKA E SHKODRËS NUK FUNKSIONON