Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, nuk është fort i bindur se mund të arrihet një marrëveshje e madhe dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këtë e mbështet në “mashtrimet e ndërsjella” që, siç ka thënë, presidentët Thaçi dhe Vuçiç po ia bëjnë njëri-tjetrit.

“Secili mendon se mund të arrijë diçka, pa dhënë asgjë për palën tjetër. Kjo nuk është mënyra si arrihet deri tek marrëveshja”, ka thënë Serwer në intervistën dhënë “Kohës Ditore”. Veç kësaj, Serwer, profesor në Universitetin amerikan “Johns Hopkins”, problematike i sheh edhe dy qasjet e Perëndimit karshi dialogut, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Amerikanët kanë thënë se do ta konsiderojnë çfarëdo marrëveshjeje që arrihet, Gjermania dhe Britania kanë thënë ‘jo’. Nëse evropianët dhe amerikanët nuk pajtohen, duhet hequr dorë nga këto ide, sepse nuk mund të shtyhen përpara as të zbatohen”, ka theksuar Serwer, ish-shef i misionit diplomatik në Itali.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë kundërshtuar korrigjimin e kufijve, duke e lënë në dorën e palëve të shkojnë drejt zgjidhjes që duan, me paralajmërimin se jo çfarëdo marrëveshjeje është e pranueshme.

Artikulli paraprakBILD PLAS SOT “BOMBËN” E RADHËS, JA ÇFARË NJOFTON PETER TIEDE
Artikulli tjetërDITË ZIE PËR SHISH! NDAHET NGA JETA ISH-DREJTORI, AGRON ISMAILI