Një blogere ka treguar disa sekrete se si mund të shtoni ndjekësit në Instagram Ajo ka zbuluar mënyrën se sa lehtë është të ndryshoni pamjen e trupit tuaj në një foto.

Bukuria standarte e vendosur në Instagram është e paarritshme edhe për ata që kujdesen me detaje për një foto sepse ndryshon në çdo moment këndi, filtri… Ndaj Madalin Giorgetta dha një paraqitje në Instagram nga prapaskenën e një palestre për të treguar dhe kujtuar të gjithëve se nuk mund të besoni çdo gjë që shihni në mediat sociale. Kur u akuzua për përdorim photoshop-i, Madalin postoi një video teksa shfaqej duke ndryshuar trupin e saj dhe duke shfaqur kënde të ndryshme të tij. Tani ajo poston rregullisht foto duke inkurajuar njerëzit që ta duan veten e tyre dhe të jenë vetë fansi numër një i vetes. Dhe jo duke u bërë të varur nga pozat në Instagram duke u shtirur. Ajo iu shkroi këtë 24 mijë ndjekësve të saj: “Diferenca që një pozë në një kënd tërheqës mund të bëjë. Më pëlqen pa fund teksa shoh fotot e mia sepse më kujtojnë që ne të gjithë kemi këndet tona që na bëjnë të dukemi bukur”. Me pak fjalë, Madalin vazhdon të “thyejë”” mashtrimet në Instagram për pozat e “rreme perfekte” që paraqiten aty.f_dbg.png

Artikulli paraprak“USHTARËT GJERMANË NË TURQI MUND TË MERREN PENG NGA LOJËRAT E QEVERISË”
Artikulli tjetër“DITA E VERËS”, FESTIMET VAZHDOJNË NË ELBASAN