Pasditen e sotme në 18:00 nisi sesioni i ri parlamentar. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paradite përcaktoi axhendën e Kuvendit deri në datën 19 shtator.

Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

Ndërsa në seancën e datës 19 shtator Kuvendi do të votojë 5 ligje të tjera të kthyera pas nga presidenti Ilir Meta. Këtë sesion parlamentar janë parashikuar për miratim shumë ligje nga shumica socialiste.

Në nisje të sesionit të ri të parlamentit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në foltore u shpreh se Kuvendi është legjitim dhe funksional, pasi i ka votat e mjaftueshme për të miratuar cdo ligj, duke i kthyer kështu një përgjigje Presidentit Ilir Meta që e cilëson si jo legjitim.

“Me gjithë vështirësitë që u shkaktuan me lënien e mandateve nga opozita, kjo gjë nuk pengoi produktivitetin e Kuvendit. 40 nga 58 mandate u zëvendësuan shpejt, që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit. Kuvendi fillon këtë sesion si funksional me kuorum kushtetues, me shumicë të kualifikuar për të miratuar cdo akt ligjor.

Kjo shpreh edhe një përgjegjësi të lartë grupit opozitar, kushtetuese dhe politike për të cilën meritojnë mirënjohje. Kushtetuta u rezistoi aventurave ‘liri nën ligj’ duke shpëtuar sistemin nga kaosi. Në Kuvend do të dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Kushtetuesen dhe gjykatën e Lartë” tha ai.

Artikulli paraprakHUMB JETËN DREJTUESI I MOTORIT,U PËRPLAS NGA NJË MAKINË
Artikulli tjetërDEMI TERRORIZON TIFOZËT, 19 TË PLAGOSUR, DY NË GJENDJE TË RËNDË