Kryetari i Bashkise Malesi e Madhe, Tonin Marina, mblodhi para pak ditësh shtabin e emergjencave civile ne kete bashki,për i paraprire situateve emergjente si pasoje e stinës se dimrit ne këtë territor, ku përveç përmbytjeve te cilat mund te shqetësojnë zonën e palvarit ,

probleme pritet te krijohen edhe ne zonat malore, te cilat tashme jane te gjitha ne administrimin e Bashkise Malesi e Madhe. Ne lidhje me masat e marra nga bashkia Malesi e Madhe, Qerim Hysa, shefi i emergjencave civile ne Malesine e Madhe ka bere publik edhe planin e masave.Shtabi i emergjencave se bashku me firmen e ndertimit te segmentit rrugor Tamar -Vermosh po marrin masa qe ky aks tani ne stinen e dimrit te jete i zhbllokuar, ne menyre qe te shmanget izolimi per banoret e kesaj zone.

Artikulli paraprakÇULIQ: PROTESTAT NË MAL TE ZI, SHKAKTARE POLITIKA RUSE
Artikulli tjetërNË PRAG TE KONFERENCËS SHKENCORE “ICRAE 2015”