Prej të shtunës së 1 qershorit e gjithë vëmendja e Bashkisë Lezhë dhe shërbimeve të saj do të zhvendoset në bregdet. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu mblodhi në sheshin kryesor të qytetit të gjithë stafin dhe mjetet e planifikuara për sezonin, ku ka kerkuar jo vetem angazhim maksimal por edhe bashkepunim për të evidentuar dhe ofruar zgjidhjet më të mira e të shpejta për çdo situatë.
Rreth 150 punonjes dhe 25 mjete do të jenë në dispozicion të zonave bregdetare nga Shengjini në Tale, ndërsa rëndësi do ti jepet edhe monitorimit nga grupi i punes i ngritur për mbarëvajtjen e sezonit turistik.