Teksa sezoni turistik ka nisur zyrtarisht që prej 1-qershorit dhe numri i pushuesve në plazhet e Lezhës është gjithnjë në rritje, siguria në bregdet është vënë në fokusin kryesor të institucioneve përgjegjëse.Të kthyer në shqetësim dhe rrezik për pushuesit gjatë viteve të fundit, mjetet lundruese janë nën monitorim të vazhdueshem nga Policia Kufitare në të gjithë vijen bregdetare të Lezhës nga Rana e Hedhur deri në Tale.

Ky fakt bëhet i ditur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, sipas të cilit janë të përcaktuara me ligj të gjitha kriteret dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve që mund të rrezikojnë jeten e pushuesve.

Pushuesit thonë se këtë vit ka më shumë siguri dhe mjetet lundruese nuk janë shqetësim për ta.

Përgjatë vijes bregdetare të Lezhës bashkia ka përcaktuar 10 vendbazime per mjetet lundruese kryesisht Jet Sky, ku mund të vendosen të gjithë ata pesedues që disponojnë dokumentacion të rregullt.Aty janë të vendosura dhe elementet e sigurisë, ndërsa monitorimi i tyre bëhet nga Policia Kufitare ku nuk kanë munguar masat ndëshkimore ndaj shkelesve të ligjit.

Artikulli paraprakVETËFLIJIMI I 63-VJEÇARIT NGA LEZHA PARA SPAK
Artikulli tjetërTRITOL POLICIT VILSON ZHURI! KUSH ËSHTË I RADHËS?