Shërbimet e Policisë Rrugore ne Lezhe kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin. Gjatë 2 javëve, janë vënë në pranga 9 drejtues mjetesh, nga këta 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 1928 drejtues mjetesh, konkretisht:
849, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 456, për parakalime të gabuara, 66, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, 67, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 41, për mosvendosje të rripit të sigurimit, 8, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike, 144, për parkime të gabura dhe 297, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ndwrsa policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.