Edhe këtë vit gjasat për fillimin e punimeve për ndërtimin e një terminali autobusësh në qytetin e Shkodrës janë të pakëta. Nevoja e një terminali është e domosdoshme kjo për të reduktuar trafikun që krijohet çdo ditë nga ndalesat që bëjnë autobusët urban në qendër të qytetit.
Dhjetra autobusë dhe fugonë që vijnë nga qytete të tjera por edhe nga shtetet jashtë Shqipërisë bllokojnë çdo ditë qendrën e qytetit duke bërë që lëvizja në ato rrugë për makinat e tjera të kthehet në sfidë shprehen shoferët.
Prej vitesh ndërtimi i një terminali autobusësh në qytetin e Shkodrës ka mbetur në kuadrin e premtimeve dhe projekteve në letër të cilat nuk dihet se kur do të vihen në zbatim.