Sezoni turistik sapo ka filluar dhe tashmë fillon nje tjetër sfidë, përveç pushimeve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër pritet të shtoj të gjitha konstrollet për ushqimet dhe produktet e tjera, në mënyrë që të garantohet jeta e konsumatorëve, jo vetëm shkodranë por edhe turistëve që vizitojnë Shkodrës dhe rrethinat nga e gjithë bota.
Sipas drejtores së komanduar të këtij institucioni, Hasije Sadria, janë marrë të gjitha masat për ndërhyrje, ndërsa në lupën e AKU do të jetë padyshim Velipoja. Në këtë të fundit përqëndrohet pjesa më e madhe e fluksit, ndërsa në fokus janë restorantet, fast food-et e më gjerë.
Përgjatë stinës së verës, rreziku është më i lartë edhe për shkak të temperaturave të larta, të cilat ndihmojnë kontaminimin e produkteve.
Turizmi në Shkodër është në ndër strategjitë kryesore të ekonomisë dhe si pasojë ka patur rritje të vëmendjes nga të gjitha institucionet. AKU synon që përgjatë kësaj vere të shmang çfarëdo lloj rreziku.