1 maji shënon hapjen e sezonit turistik në plazhin e Velipojës, ndërsa kjo datë ka angazhuar edhe policinë bashkiake të Shkodrës.

Që nga fillimi i muajit, një pjesë e policisë bashkiake në Shkodër, ashtu si çdo vit do të zhvendoset në Velipojë. Kjo me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, respektimin e hapësirave publike si dhe mbikëqyrrjen e përdorimit të hapësirave nga ana e bizneseve në bregdet. Për Kryeinspektorin e këtij sektori, puna e policsë bashkiake është e nevojshme në bregdet, ndërsa thotë se duhet një punë e vazhdueshme në mënyrë që oferta turistike të jetë në standardet e kërkuara.Vitet e kaluara, zhvendosja e Policisë bashkiake në Velipojë gjatë verës ka bërë që të bien akoma më tepër në sy problemet në qytetin e Shkodrës. Ndër vite kjo është ndikuar edhe nga numri i ulët u stafit policor pranë Bashkisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakNUK PAGUHET ENERGJIA, UNAZA LINDORE NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërTËRTHORJA: KONTROLLE MJEDISIT NË PRAG TË SEZONIT