Sezoni turistik u bë objekt diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës.Mungesa e sugurisë në plazhe, uji të pijshem dhe ndotja kryesisht në zonen e Kunës, ishin disa prej problematikave të cilët u ngriten nga Këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, sipas së ciles këto shqetësime janë emergjente që duhet marrin vemendjen e bashkisë Lezhë.
I menjëhershem ishte reagimi i përfaqësuesit të Partisë Socailiste Erind Ndreca, sipas të cilit Këshilli Bashkiak duhet parë si një vlerë dhe jo si një vend ku të shpallim propagandat politike.
Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak pas konstituimit të tij u diskutuan dhe njësërë çështjesh të tjera, ndërsa ra në sy mungesa e drejtuesve të Bashkisë Lezhë.